Ukraina: Rusia nuk lejon evakuimin e stafit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina: Rusia nuk lejon evakuimin e stafit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia

Ukraina ka akuzuar trupat rusë se nuk po lejojnë evakuimin e punonjësve të centralit bërthamor të okupuar të Zaporizhzhia dhe familjeve të tyra.

 

“Në Enerhodar, pushtuesit rusë organizuan një të ashtuquajtur ‘evakuim’ për anëtarët e familjeve të punonjësve të NPP Zaporizhzhia megjithatë punonjësit e termocentralit nuk lejohen të largohen nga qyteti,” tha në një deklaratë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

 

Advertisement

Autoritetet e mbështetura nga Rusia kanë urdhëruar evakuimin e mijëra civilëve përgjatë frontit jugor, ndërsa afrohet një kundërofensivë ukrainase, raporton CNN.

 

Enerhodar, ku jeton shumica e stafit të centralit bërthamor, ishte midis 18 vendbanimeve, banorët e të cilëve u evakuuan gjatë fundjavës. Të evakuuarit u transferuan në qendra rekreacioni dhe hotele në qytetet jugore të Berdiansk dhe Kyrylivka, ndërsa të tjerët u dërguan në rajonin e Rostovit të Rusisë, tha ushtria e Ukrainës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy