Vatikani i prerë: S’kemi ndryshuar qendrim për abortin, eutanazinë dhe ndryshimin e seksit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vatikani i prerë: S’kemi ndryshuar qendrim për abortin, eutanazinë dhe ndryshimin e seksit

Vatikani ka përsëritur kundërshtimin e tij të ndaj ndryshimit të seksit, çështjeve gjinore, nënave surrogato, abortit dhe eutanazisë.

Gjithçka u rikonfirmua përmes një teksti të quajtur Dignitas Infinita” (Dinjiteti i pafund).

Tema të tjera sociale, si varfëria, migrimi dhe trafikimi i qenieve njerëzore gjithashtu theksohen si kërcënime të mundshme për dinjitetin njerëzor.

Sipas BBC, teksti u nënshkrua nga Papa Françesku.

Advertisement

Papa është kritikuar shpesh nga konservatorët katolikë për qëndrimin e tij të perceptuar liberal.

Disa konservatorë e kanë akuzuar atë për drejtimin e Kishës Katolike shumë larg nga disa mësime tradicionale.

Por për disa liberalë, ai nuk ka bërë mjaftueshëm për të inkurajuar Kishën që të evoluojë me ndonjë masë të prekshme për këto çështje.

Në vitin 2023, Papa Françesku tha se transgjinorët mund të pagëzohen në Kishën Katolike për sa kohë që kjo nuk shkakton skandal ose “konfuzion”.

Advertisement

Ai gjithashtu lejoi priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtit seks në rrethana të caktuara, megjithëse Vatikani tha se vazhdon ta shohë martesën si midis një burri dhe një gruaje. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy