VIDEO/ Presidenti i Argjentinës shpërthen në lot në Murin e Vajtimit në Jerusalem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO/ Presidenti i Argjentinës shpërthen në lot në Murin e Vajtimit në Jerusalem

E ngarkuar emocionalisht ka qenë vizita e presidentit të Argjentinës, Javier Millay, në Murin e Lotëve, në Jerusalem.

Siç shihet në videon e mëposhtme, ai shpërtheu në lot pas lutjes së tij të shkurtër me mikun e tij, rabin Axel Vanis, i cili do të jetë ambasadori i ardhshëm i Argjentinës në Izrael.

Megjithë protestat masive kundër politikave të tij në Argjentinë, Javier Milei njoftoi planet se do të zhvendosë ambasadën nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Njoftimi i Miley nxiti një reagim nga Autoriteti Palestinez, i cili e quajti një veprim të tillë shkelje të të drejtave palestineze dhe ligjit ndërkombëtar.

Advertisement

Pas vendimit të Miley-t, Argjentina do të bëhet një nga vendet e pakta që kanë zhvendosur ambasadën e tyre në Jerusalem, në vend të Tel Avivit, gjë që bëri SHBA në vitin 2018 gjatë presidencës Trump./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy