minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Vratë për herë të dytë ata që ngritën këtë tempull”, Rozana Radi “shpërthen” ndaj artistëve që firmosën për shembjen e Teatrit: Ju se meritoni dashurinë e spektatorit - Struga.info


“Vratë për herë të dytë ata që ngritën këtë tempull”, Rozana Radi “shpërthen” ndaj artistëve që firmosën për shembjen e Teatrit: Ju se meritoni dashurinë e spektatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Vratë për herë të dytë ata që ngritën këtë tempull”, Rozana Radi “shpërthen” ndaj artistëve që firmosën për shembjen e Teatrit: Ju se meritoni dashurinë e spektatorit

Rozana Radi ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ajo shprehet se kjo është një ngjarje e pabesueshme dhe në këtë mënyrë iu është dhënë lamtumira artistëve që “dhanë shpirtin” brenda Teatrit.

Këngëtarja kishte edhe një mesazh për artistët që firmosën për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Reagimi i plotë:

Advertisement

E pabesueshme !!!!!!!!!!!!!! Lamtumire historise se Pirro Manit , Kujtum Spajvoglit , Violeta Manushit , Kadri Roshit , Rolan Trebickes , Ferdinand Radit , Agim Qirjaqit , e shume artisteve qe dhane shpirtin ketu brenda.

Do kalojne vitet e sdo ta njohim me qytetin tone!!! U dogj nje Katedrale dhe e restauroj e gjithe bota ndersa ju cfar bete ? I varate per here te dyte ata qe sjane me e qe e ngriten me shume mund e dashuri kete tempull.

Se di si ndjehen sot ato / ata qe firmos per te pare me syte e tyre kete qe po shikon gjithe Shqiperia sot.

Une ju kisha denuar me asnje duartrokitje kur te tentoni te ngjiteni neser ne skene. Ju kisha denuar duke mos u futur ne asnje salle ku do interpretoni. Ju se meritoni dashurine e spektatorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy