Shpërthen Rozana Radi: “S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen Rozana Radi: “S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital”

Në këtë periudhë pandemie personazhet publik janë munduar të japin mesazhe ndërgjegjësimi për mbajtjen e maskave dhe distancimit social.

Këtë rradhë vëmëndja ka shkuar tek Rozana Radi e cila ka bërë një deklaratë publike në Instagramin e saj ku ka treguar se miqtë e saj janë të prekur nga Covid – 19 e madje janë të shtruar në spital.

Këngëtarja I ka quajtur injorantë personat që nuk mbajnë maskë pasi rrezikojnë personat rretj tyre dhe madje edhe moshat e reja janë të prekura nga virusi.

“Për mua cdo individ i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët.

Advertisement

S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”- shkruan Rozana Radi në Instastory.

Shpërthen Rozana Radi: “S’më plas fare për politikë as s’dua t’ja di… Kam miq të shtruar në spital” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy