Xi Jinping viziton Serbinë, presidenti kinez pritet në Beograd me nderime të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xi Jinping viziton Serbinë, presidenti kinez pritet në Beograd me nderime të mëdha

Presidenti kinez Xi Jinping ka mbërritur në Serbi për një vizitë dy ditore, si pjesë e turit europian të cilin e nisi me Francën.

Në Beograd lideri kinez u prit nga të gjithë krerët e shtetit përfshirë presidentin, kryeministrin dhe kryetaren e parlamentit përmes një ceremonie me nderime të mëdha, shoqëruar me valle e këngë popullore.

Pjesë e nderimeve ishin edhe dy avionë luftarakë mig 29 të cilët fluturuan sapo preku hapësirën ajrore serbe.
Pas ceremonisë në pallatin Serbia, të dy liderët folën për njëri tjetrin me superlativa.

“Ashtu siç ne kemi qëndrime të qarta për integritetin kinez, se Tajvani është Kinë, ashtu edhe Kina mbështet territorin e Serbisë pa asnjë rezervë. Ata kanë qenë me ne në momente të vështira, edhe 25 vite më parë kur u bombarduam. Së bashku me ne, paguan çmimin e humbën njerëz”, tha Aleksandër Vuçiç.

Advertisement

“Jam shumë i nderuar nga pritja kaq madhështore. Ne jemi dëshmitarë të miqësisë së vërtetë e të ndërsjellë të popullit të Serbisë dhe popullit kinez. Rroftë miqësia e hekurt mes dy vendeve tona”, tha presidenti kinez.

Kjo ishte vizita e parë e presidentit kinez në Beograd në 8 vitet e fundit dhe përkon me 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj ambasadës kineze në Serbi.

Pas qëndrimit në Beograd, Xi do të udhëtojë në Budapest, ku gjithashtu kryeministri hungarez, Viktor Orban, pritet t’i ofrojë mikpritje në ngrohtë. Turi europian i liderit kinez vjen si për të rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy