Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, ndërron jetë një grua – lëndohen pesë të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni njofton se mbrëmë në rrugën Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, rreth orës 21:45 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Opel” me targa të Shkupit i drejtuar nga M.L.(40) nga Shkupi dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me regjistrim nga Shkupi, e drejtuar nga R.V.(52) nga fshati Saraj, Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, M.L nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore.

Është plagosur rëndë shoferi R.V. dhe pasagjeri i tij A.I.(25), ndërsa pasagjeri Z.V.(47) dhe dy pasagjerë të mitur, të gjithë nga automjeti “Volkswagen Golf”, janë konstatuar se kanë pësuar lëndime fizike në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza””, njofton MPB.

“Kontroll është kryer nga prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB.

Advertisement

Aksident në rrugën Shkup – Bllacë, ndërron jetë një grua – lëndohen pesë të tjerë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy