Aksion Anti-Krim në Reçicë të Vogël: Gjetje sensacionale të armatimit në shtëpi dhe makinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me datë 13.11.2023 në ora 15:00 në fshatin Reçicës së Vogël  Tetovë, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave, Armëve dhe Lëndëve të Rrezikshme në MPB në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm me Drogë dhe Armë kanë privuar nga liria B.A. (55) nga fshati i Reçicës së Vogël në SPB Tetovë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë tip “Beretta”, një revole, disa fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe disa pjesë për një pistoletë dhe një pushkë gjuetie.

Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin e tij “Suzuki” me shenja regjistrimi tetovare, i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, disa gëzhoja të kalibrit të ndryshëm dhe sende të tjera./Telegrafi/

Aksion Anti-Krim në Reçicë të Vogël: Gjetje sensacionale të armatimit në shtëpi dhe makinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy