Aplikoi për certifikatë të martesës, djali i kandidatit për president në RMV mori certifikatë të vdekjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe kandidati për president të RMV-së, Stevço Jakimovski, ka akuzuar institucionet në vend për funksionim të keq. Ai tha se djali dhe nusja e tij, në vend të certifikatës nga libri i të kurorëzuarve, kanë marrë certifikatë nga libri i personave të vdekur dhe dita e martesë së tyre është shënuar si dita e vdekjes së tyre.

Jakimovski e përmendi me emër dhe mbiemër zyrtaren që e ka lëshuar certifikatën dhe e ka akuzuar OBRM-PDUKM-në dhe LSDM-në për instalim të kuadrove të papërgjegjshëm në institucione.

“Dita e martesës së tyre është caktuar si dita e vdekjes së tyre. A mund t’i imagjinoni këta të rinj, çfarë do t’u kujtojë çdo vit përvjetori i martesës dhe në çfarë tronditjeje janë tani? Kjo konferencë për shtyp që po e mbaj tani është edhe një konfirmim se pse të rinjtë po largohen nga Maqedonia. Jo për arsye ekonomike, por për keqmenaxhimin e institucioneve në vend. Jam thellësisht i bindur se ky staf premtues dhe i talentuar i quajtur Dijana Antonijeviç është i punësuar ose në shtabin e LSDM-së ose në shtabin e OBRM-PDUKM-së”.

Advertisement

“E gjithë administrata jonë është e mbushur me personelin e tyre dhe në varësi të pushtetit apo opozitës, shteti nuk i paguan dhe në fakt nuk paguan për personelin e tyre. Kjo është një arsye më shumë pse unë vazhdoj të kandidoj për president të Maqedonisë. Kanë mbetur pak politikanë të kohës së Titos që e dinë se si funksiononte shteti, gjithçka tjetër është rezultat i 20 fushatave dhe ngjitjes së afisheve”, tha Jakimovski.

Ai gjithashtu shtoi se djali dhe nusja e tij kanë kërkuar formularë ndërkombëtar, ndërsa u është dhënë formularë i thjeshtë./Telegrafi/

Aplikoi për certifikatë të martesës, djali i kandidatit për president në RMV mori certifikatë të vdekjes shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy