ASH: Mungesa e terminëve për dokumente rrezikon regjistrimin e mërgimtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët ka reaguar sërish në lidhje me mungesën e terminëve për nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Shefik Duraku nga kjo parti, tha se problemi rëndohet më shumë, sepse shumë mërgimtarë nuk arrijnë të vijnë në vend edhe përskaj vendimit për vlefshmërinë e pasaportave të skaduara.

Ai gjithashtu tha se të njëjtit nuk do të mund as të regjistrohen si popullsi rezidente në procesin e regjistrimit që është duke u zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo është hera e tretë që po reagojmë lidhur me problemin e mungesës së dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve personale. Arsyeja sot pse jemi këtu, është informacioni se prej dje janë ndërprerë ose është dhënë urdhër nga MPB-ja deri tek administrate që mos të jepet asnjë termin për letërnjoftim për shkak të mungesës së ekzemplarëve edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe”.

Advertisement

“Problem tjetër që lidhet me këtë çështje është edhe mungesa e fletë-udhëtimeve nëpër përfaqësi diplomatike evropiane të RMV-së. Sipas informacioneve që kemi nga kontaktet konkrete me bashkatdhetarët tanë problem paraqitet për ata qytetarë tanë që kanë dokumente të skaduara dhe për pasojë nuk mund të udhëtojnë apo të vijnë në pushim në vendlindje”, tha Shefik Duraku nga Aleanca për Shqiptarët./Telegrafi/

ASH: Mungesa e terminëve për dokumente rrezikon regjistrimin e mërgimtarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy