Bastisje në Pehçevë, zbulohen lëndë narkotike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët policorë kanë arrestuar Z.M.(59) nga Pehçeva, pasi me urdhër të gjykatës, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse në Pehçevë, i janë gjetur dhe konfiskuar bimë kanabis sativa, një qese me marihuanë dhe 174 copë lëndë piroteknike.

Pas përfundimit të çështjes kundër Z.M. do të bëhet një kallëzim penal përkatës për veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 dhe veprës penale të prodhimit, mbajtjes dhe tregtimit të paligjshëm të armëve ose lëndëve shpërthyese sipas nenit 396 nga Kodi Penal./Telegrafi/

Bastisje në Pehçevë, zbulohen lëndë narkotike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy