Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Austri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, pas agjendës intensive me vizitën e vendeve anëtare të BE-së nga fqinjësia e gjerë e Ballkanit Perëndimor, Republika Çeke, Rumania dhe Hungaria, mini-turneun në rajonin më të gjerë do ta përfundojë me vizitë pune në Republikën e Austrisë, nesër, 21 dhjetor 2020.

Gjatë vizitës, Ministri Osmani do të takohet me nikoqirin e tij, Ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg dhe Ministren e Bashkimit Evropian dhe Kushtetutës së Republikës së Austrisë, Karoline Edtstadler.

Fokusi i takimeve pritet të jetë në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, ndërsa do të shkëmbehen mendime mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike – tregtare. Në bisedime do të theksohet edhe Kryesimi i vendit tonë me OSBE-në gjatë vitit 2023.

Ministrat gjithashtu do të diskutojnë edhe për situatën e brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, marrëdhëniet me fqinjët, bashkëpunimin rajonal, si dhe për çështje të tjera aktuale rajonale dhe ndërkombëtare. Në këtë kontekst, do të shqyrtohen edhe përpjekjet, bashkëpunimi dhe koordinimi midis dy vendeve në trajtimin e sfidave të Pandemisë.

Advertisement

 

Bujar Osmani për vizitë zyrtare në Austri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy