Dibra vetëm këtë muaj ka pasur 318 raste të reja me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Spitalit të Dibrës, Baki Alili sot njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e coronavirusit kanë humbur jetën dy persona.

“Njëri prej pacientëve është banor i fshatit Otishan, ndërsa tjetri nga një fshati Komunës Zhupë. Në Repartin Infektiv janë 30 pacientë të hospitalizuar, të gjithë me mbështetje me oksigjen. Momentalisht në dispozicion janë edhe shtatë shtretër të lirë”, tha Alili.

Ai tha se në ambulancë mjekohen mesatarisht nga 20 pacientë, ndërsa për kontroll paraqiten paraqiten nga dy herë.

“Për shkak të gjendjes së përkeqësuar në 24 orët e fundit për trajim në Shkup janë dërguar dy pacientë. Momentalisht raste aktive kemi 232 persona, por numri real është më i madh, për shkak se shumë të infektuar nuk paraqiten në fillim”, tha Alili.

Advertisement

Ndryshe, në Dibër dhe Zhupë vetëm këtë muaj ka pasur 318 raste të reja dhe 119 të shëruar dhe 14 persona kanë humbur jetën./Telegrafi/

Dibra vetëm këtë muaj ka pasur 318 raste të reja me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy