Dispozitat financiare dhe buxhetore: Kapitulli i 33-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dispozitat financiare dhe buxhetore: Kapitulli i 33-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i 33-të: Dispozitat financiare dhe buxhetore

Ky kapitull mbulon rregullat në lidhje me burimet financiare të nevojshme për financimin e buxhetit të BE-së (“burimet e veta”). Këto burime përbëhen kryesisht nga kontributet e shteteve anëtare bazuar në burimet e veta tradicionale nga doganat dhe detyrimet bujqësore dhe taksat e sheqerit; burim i bazuar në tatimin mbi vlerën e shtuar; dhe burim i bazuar në nivelin e të ardhurave kombëtare bruto. Shtetet anëtare duhet të kenë kapacitetin e duhur administrativ për të koordinuar dhe siguruar në mënyrë adekuate llogaritjen, mbledhjen, pagesën dhe kontrollin e duhur të burimeve të veta. Acquis në këtë fushë është drejtpërdrejt detyrues dhe nuk kërkon transpozim në legjislacionin kombëtar.

Advertisement

Çka është procesi i skriningut dhe çka do të thotë për Maqedoninë

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE./Telegrafi/

Advertisement

Dispozitat financiare dhe buxhetore: Kapitulli i 33-të i negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy