Ekspertët parashohin një rritje të re të çmimit të rrymës edhe në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çmimi i energjisë elektrike në bursë është vazhdimisht në rritje, për shkak të pasigurisë më të theksuar në furnizimin me gaz dhe temperaturave të larta që ndikojnë në thatësinë e ujrave të lumenjëve.

Për këto arsye “zhvillimi i mëtejshëm i situatës është i paparashikueshëm dhe në vjeshtë mund të ketë një rritje të re çmimi”, tha Stefan Tsach, zëdhënës i kompanisë austriake energjetike EVN.

Tsach theksoi se rritja e çmimit të energjisë elektrike në tregun e energjisë ka marrë përmasa historike.

Ekspertët prisnin që gjatë verës çmimi të mund të bjerë, megjithëse temperaturat e larta në Evropë janë reflektuar edhe në nivelin e ujit të lumenjve, gjë që ka pasoja indirekte në prodhimin e energjisë elektrike dhe në mënyrë indirekte vështirëson transportin e qymyrit.

Advertisement

Gjithashtu, për shkak të motit të nxehtë është e vështirë ftohja e objekteve të prodhimit të energjisë elektrike.

Në Austri, për shkak të nivelit të ulët të ujit të lumenjve, prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentrale është në rënie.

Kompania “Ferbund” tha se për shkak të nivelit të ulët të ujit, prodhimi i energjisë elektrike në hidrocentrale aktualisht është nën mesataren, por ende brenda niveleve afatgjata.

Ekspertët parashohin një rritje të re të çmimit të rrymës edhe në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy