Kacarska: Është jashtëzakonisht joserioze të na lënë pa gjyqtarë me muaj të tërë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Kushtetuese tash e gjysmë viti funksionon me tre gjyqtarë më pak, ndërsa së shpejti do t’i përfundojë mandati edhe gjyqtarit tjetër, Jovan Josifovskit.

Kjo do të thotë se gjykata do të mund të vazhdojë të mbajë seanca, pasi do të vëzhgohen minimalisht pesë gjyqtarë, por nuk do të mund të vendosë për çështjet që kërkojnë shumicë prej dy të tretash.

Ose thënë thjesht, gjykata më e lartë në vend do ti vihet dryni dhe problemi më i madh është se nuk ka zgjidhje në horizont.

Gjegjësisht, zgjedhja e tre gjyqtarëve është ngecur, për shkak se është bllokuar puna e Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Është bllokuar që kur BESA u largua nga shumica parlamentare e udhëhequr nga LSDM.

Advertisement

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, thotë se është tejet joserioze të lihet gjykata të punojë me gjashtë gjyqtarë, e së shpejti vetëm me pesë.

“Është jashtëzakonisht joserioze të na lënë pa gjyqtarë për muaj të tërë. Me largimin e Josifovskit do të mbetemi pesë, do të mund të vendosim, por do të pamundësohet nëse mungon vetëm një gjyqtar. Ndryshe është edhe kur jemi nëntë gjyqtarë. Për më tepër, do të na pengojnë të vendosim për rastet që kërkojnë shumicë prej dy të tretash”, ka sqaruar për “Fokus” kryetarja Kacarska./Telegrafi/

Kacarska: Është jashtëzakonisht joserioze të na lënë pa gjyqtarë me muaj të tërë! shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy