KE me afat për fillimin e negociatave, Maqedonia me mesazh për zgjidhje me mbrojtje të interesave kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian (KE) të mërkurën për herë të parë caktoi një afat kohor për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e cila do të nisë zyrtarisht negociatat me dy vendet për anëtarësim në Bashkimin para përfundimit të presidencës franceze më 30 qershor, Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi përpara vizitës së tij në Sofje, Varhei tha se do të kthehej atje pas tre javësh në një përpjekje për të gjetur një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për mosmarrëveshjen me Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ana tjetër, qeveria e RMV-së beson se edhe pse vendi dëshiron të nisë negociatat me BE-në, kjo nuk duhet të jetë me asnjë çmim dhe në dëm të interesave shtetërore.

Zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, mbrëmë tha se qershori u përmend nga BE-ja si një datë e caktuar për shkak të situatës gjeopolitike me luftën në Ukrainë dhe se qeveria dëshironte të fillonte negociatat me BE-në, por jo me çdo kusht dhe në dëmtim të interesave shtetërore në zgjidhjen e çështjes me Sofjen.

“Është BE-ja që, e cila është nën presion nga situata gjeostrategjike, ka qenë e para që ka përmendur qershorin si datë. Kjo do të thotë se ka një ndjenjë urgjence në BE. Megjithatë, ne nuk synojmë të ndërmarrim një hap që do të cenonte interesat tona”, tha Mariçiq.

Advertisement

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, pas takimit me një delegacion të lartë të Ministrisë së Jashtme franceze, tha se vlerëson përpjekjet e bëra nga Franca për zhbllokimin e procesit të integrimit evropian dhe mbajtjen e sesioneve të para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjatë presidencës franceze me Këshillin e BE-së./Telegrafi/

KE me afat për fillimin e negociatave, Maqedonia me mesazh për zgjidhje me mbrojtje të interesave kombëtare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy