Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë rastin me diferencën e madhe në dënimin e shqiptuar për 28-vjeçarin nga Velesi i cili goditi për vdekje një fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të dallimit të madh në dënimin e shqiptuar, Këshilli Gjyqësor njofton se pas pushimeve do ta shqyrtojë rastin me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit në Shkup, e cila një të dënuarit nga Gjykata Themelore e Velesit ia uli dënimin me burg nga 18 në 8 vite burg.

Këshilli apelon në Gjykatën e Lartë që përmes unifikimit të praktikës gjyqësore të sigurojë zbatimin e barabartë të ligjeve nga gjykatat, veçanërisht për veprën e “krimeve të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.

“Këshilli rikujton se në disa raste ka kërkuar me shkrim nga Gjykata e Lartë, për shkak të mospërputhjes së aktgjykimeve, rishqyrtimin e politikës penale dhe pas një analize të mëparshme të praktikës gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor dënon gjithashtu çdo ndarje të gjyqtarëve sipas kombësisë dhe beson se deklaratat e tepërta në publik dëmtojnë reputacionin e gjyqësorit dhe shtetit.

Advertisement

Gjykata e Apelit nga Shkupi në fillim të kësaj jave njoftoi se ankesa e shoferit Angelçe Nikollov (28) nga Velesi, i cili vitin e kaluar më 17 dhjetor, duke vozitur në gjendje të dehur në një vendkalim për këmbësorë në Veles, goditi për vdekje një 11-vjeçare dhe lëndoi rëndë nënën e saj dhe më pas është arratisur./Telegrafi/

Këshilli Gjyqësor do ta shqyrtojë rastin me diferencën e madhe në dënimin e shqiptuar për 28-vjeçarin nga Velesi i cili goditi për vdekje një fëmijë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy