Kovaçevski mori mandatin: Qytetarët duan të shohin ndryshim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Stevo Pendarovski ia dha mandatin për formimin e qeverisë kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Që nga sot po filloj me formimin e Qeverisë. Kohë të tilla kërkojnë njerëz të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm. Prandaj nevojitet një qeverisje efektive, e ndershme dhe e përgjegjshme.

Angazhimi im personal është të kthej besimin e qytetarëve tek institucionet. Çdo minutë e kohës sonë do t’i kushtohet çështjeve kyçe si pasiguria ekonomike dhe paqëndrueshmëria ekonomike.

Njoftoj se fokusi do të jetë në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen financiare për familjet.

Advertisement

Qytetarët duan të shohin ndryshim, të shohin përparim,” tha Kovaçevski./Telegrafi/

Kovaçevski mori mandatin: Qytetarët duan të shohin ndryshim shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy