Kovaçevski: Ne kemi dhënë një shembull se si një maqedonas dhe një shqiptar mund të funksionojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk shqetësohet nga deklarata e zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit në qeverinë e tij, Artan Grubi, se shtetin e udhëheqin shqiptarët. Pas prezantimit të buxhetit në konferencën e sotme për media, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri Kovaçevski tha se Qeveria aktualisht udhëhiqet nga një kryeministër maqedonas dhe se me punën e deritanishme kanë arritur të dërgojnë mesazhin se forca qëndron në unitet dhe një deklaratë të tillë ai ia atribuoi parazgjedhjeve.

“Tashmë po hyjmë në një periudhë parazgjedhore. Në periudhën e ardhshme prej 7 deri në 8 muaj do të dëgjojmë njëri-tjetrin se kush është në krye, por është thelbësore që ne kemi dhënë një shembull se si një maqedonas, një vllah dhe një shqiptar mund të funksionojnë për të mbledhur një buxhet, për ta dorëzuar atë në Qeveri dhe miratohet nga ministrat.

Të mbajë komponentin zhvillimor të buxhetit dhe të sigurojë burime financiare për rritjen e pagave, rritjen e pensioneve dhe rritjen e investimeve. Me këtë ne dërgojmë mesazhin se forca është në komunitet. I falënderoj edhe Filipin edhe Fatmirin”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kovaçevski: Ne kemi dhënë një shembull se si një maqedonas dhe një shqiptar mund të funksionojnë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy