Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së

Para fillimit të takimit të sotëm të 30-të ministror të OSBE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski arsyetoi mos prezencën ministrave nga Ukraina, Lituania, Estonia dhe Letonia dhe më vonë nga Polonia pasi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mori leje për të fluturuar dhe konfirmoi praninë e tij në Shkup. Kryeministri Kovaçevski beson se Rusia nuk ka arritur fitore diplomatike me prezencën e saj në Samitin e OSBE-së.

“Kjo absolutisht nuk është një fitore diplomatike për Rusinë, kjo është fitore diplomatike e OSBE-së, duke qenë se funksionimi i OSBE-së ishte vënë në pikëpyetje. Me këtë, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë dhe do të vazhdojë të jetë garantues i zhvillimit të proceseve demokratike dhe paqësore në Evropë”, tha kryeministri Kovaçevski.


Në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë takim me Lavrovin, Kovaçevski shkurt u përgjigj se nuk do të takohen.

Secili vend, siç tha kryeministri, e shpreh qëndrimin e tij ndaj agresionit të Rusisë në mënyra të ndryshme.

Advertisement

Lexo po ashtu
Fillon Këshilli Ministror i OSBE-së në Shkup, pjesëmarrës rreth një mijë delegatë nga 57 shtete

Advertisement

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se çdo vend në mënyrën e vet dërgon një mesazh për agresionin e pajustifikuar që Rusia ka kryer kundër një shteti sovran, kundër Ukrainës. Disa e bëjnë pa praninë e tyre, por disa e bëjnë me praninë e tyre dhe shpresoj me qëndrime shumë të qarta në lidhje me pajustifikimin e këtij agresioni”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se pritjet e tij nga takimi i sotëm janë që vendimet e diskutuara tashmë në nivel të ambasadorëve të konfirmohen dhe se OSBE-ja do të vazhdojë të punojë me sukses./Telegrafi/

Kovaçevski nuk do të takohet me Lavrovin: Nuk është fitore diplomatike e Rusisë, është fitore e OSBE-së shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy