Maqedoni: 266 raste të reja me Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë kryer 953 testime dhe janë regjistruar 266 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 64 janë riinfeksion.

28 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë.

119 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk raportohet për vdekje, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja me Covid-19 janë në Shkup 168, Kumanovë 17, Manastir 14, Tetovë 12, Prilep dhe Shtip nga 9, Gostivar 7, Koçan dhe Probishtip nga 5, Kavadar dhe Kërçovë nga 4, Strumicë dhe Kriva Pallankë nga 3, Strugë dhe Radovish nga 2 dhe Negotinë dhe Resnje nga 1.

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për asnjë person të vdekur.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur të diagnostikuar me Covid-19, nuk ka asnjë të vdekur të regjistruar as në sistemin “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.086.592 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 315.060, numri i të shëruarve është 304.460, numri i të vdekurve është 9.327 dhe numri i rasteve aktive është 1.273.

Advertisement

Maqedoni: 266 raste të reja me Covid-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy