Maqedoni, arrestohet një kontrabandues i emigrantëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se më datë 14.11.2023 rreth orës 17:50 në autostradën “Miqësia” në segmentin Tabanoc – Kumanovë, zyrtarët policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Sopot, e kanë arrestuar M.M.(34) nga Republika e Serbisë.

12 emigrantë nga Nepali janë gjetur në një “Volkswagen Passat” me targat e një automjeti tjetër, të cilin ai drejtonte.

M.M. i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Maqedoni, arrestohet një kontrabandues i emigrantëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy