Maqedoni: Vazhdohen deri më 27 gusht kushtet aktuale për hyrje në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deri më 27 gusht, vazhdohen kushtet aktuale për hyrjen në Greqi, të cilat vlejnë edhe për qytetarët e Maqedonisë, ndërsa përfshijnë një dokument që lidhet me Covid-19 dhe një formular të plotësuar PLF.

Sipas vendimit të ri ministror që hyri në fuqi mëngjesin e sotëm, Maqedonia është ende në listën e vendeve të treta për të cilat nuk zbatohet ndalimi i hyrjes në Greqi, të gjitha vendkalimet kufitare tokësore janë të hapura dhe udhëtimi te fqinji jugor kërkon një certifikatë për vaksinim ose PCR negative / test i shpejtë ose dëshmi se e keni kaluar coronavirusin, së bashku me një formë të plotësuar PLF.

Ata që udhëtojnë në Greqi, siç raportohet nga AIM, kanë katër mundësi për hyrje. Mundësia e parë është që të keni përfunduar vaksinimin 14 ditë para udhëtimit dhe të dorëzoni një certifikatë vaksinimi në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, të lëshuar nga një institucion publik dhe të përmbajë të dhënat: emrin dhe mbiemrin, siç janë të shënuara në pasaportë, lloji i vaksinës dhe numri i dozave, së bashku me datat e administrimit./Telegrafi/

Maqedoni: Vazhdohen deri më 27 gusht kushtet aktuale për hyrje në Greqi shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy