Mariçiq: Klasa intelektuale në shoqëri duhet të jenë një forcë lëvizëse, të përfshira drejtpërdrejt në negociatat me BE-në

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane Bojan Mariçiq ka mbajtur sot një takim pune në kuadër të takimit të nesërm vjetor të KOST (Bashkëpunimi Evropian për Shkencë dhe Teknologji, një organizatë për rrjetëzimin shkencor dhe teknologjik në Evropë) ku do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të COST nga tridhjetë vende anëtare.
Në takim, zëvendëskryeministri theksoi se pjesëmarrja e shkencëtarëve maqedonas dhe shkëmbimi i përvojave, rrjetëzimi përmes organizatës më të madhe për rrjetëzimin shkencor dhe teknologjik KOST është me rëndësi të madhe për zhvillimin e shoqërisë dhe shkencës në përgjithësi.
Mariçiq theksoi informacionin se sipas raportit të këtij viti për Maqedoninë e Veriut për vitin 2023, në kuadër të kapitullit 25 që i referohet shkencës dhe kërkimit, vendi ynë ka arritur një nivel të mirë të gatishmërisë në atë fushë.

“Vendi ynë, si vend negociator, arriti të shfrytëzojë një mundësi të artë për pjesëmarrje aktive në programet kërkimore të BE-së, edhe para anëtarësimit formal. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në KOST është shumë i rëndësishëm për realizimin tonë të suksesshëm të anëtarësimit në BE. Klasa intelektuale në shoqëri duhet të jetë forcë lëvizëse në zhvillimin demokratik të shtetit me theks të veçantë në nevojën që studiuesit, shkencëtarët të përfshihen drejtpërdrejt në negociatat me BE-në”, tha në dekalratën e tij Mariçiq

Në takim u theksua se një nga qëllimet strategjike të KOST-it është që të mbajë studiues të rinj në vendet e tyre përmes programeve të shkurtra për promovim, ngritje të kapaciteteve dhe zhvillim profesional.

Në takim morën pjesë drejtori i KOST-it, Ronald de Braun, shefja e departamentit të politikave Ursula Castro, këshilltari Elvin Rajmink nga KOST dhe profesori Zoran Popovski si përfaqësues i bordit ekzekutiv të KOST-it. /Telegrafi/

The post Mariçiq: Klasa intelektuale në shoqëri duhet të jenë një forcë lëvizëse, të përfshira drejtpërdrejt në negociatat me BE-në appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy