Mbi 600 qytetarë nga Gostivar janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për 24 ditë rreth 600 qytetarë mbi moshën 75 vjeç janë vaksinuar kundër koronavirusit në Gostivar. Të gjithë ata e kanë pranuar dozën e parë të vaksinës “Astra Zeneca” dhe asnjëri nuk ka shfaqur efekte anësore. Dafina Bogdanovska, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar, aty ku zhvillohet vaksinimi, theksoi se si reaksion i rrallë është shfaqur rritje e lehtë e temperaturës turpore.

“Vaksinimi rrjedh mirë. Kemi filluar me vaksinim me dy prill dhe sot jemi data 26 dhe ne kemi vaksinuar në vazhdimësi. Deri të premten jepnim vaksinën “Astra Zeneca” dhe me atë janë vaksinuar 620 pacientë. Gjithçka shkoi mirë dhe nuk kishim ndonjë reaksion më të rëndë, vetëm pak temperaturë dhe aq”, deklaroi Dafina Bogdanovska, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar.

Nga dita e sotme në Gostivar imunizimi zhvillohet me “Pfizer”. Shpërndarja e kësaj vaksine është bërë nëpër rajone nga MSH dhe Gostivari nga Tetova ka pranuar 570 doza “Pfizer” të shkrira për imunizim të cilat vazhdojnë të ruhen nëpër frigoriferë.

“Nga sot fillojmë me vaksinën “Pfizer/Biontech”. Deri më tani kemi vaksinuar rreth 60-70 pacientë dhe mendoj se ky numër për ditën e parë është shumë mirë. Për sot kemi 100 pacientë të paraqitur. Për Gostivarin kemi 570 doza tani për tani. Me siguri do të vazhdohet me këtë vaksinë apo siç do të rekomandojnë nga Ministria e Shëndetësisë”, deklaroi Dafina Bogdanovska, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar.

Advertisement

Kufiri i moshës të qytetarëve që vaksinohen mbetet mbi 75 vjeç.

“Tani për tani mbetet njëjtë, mbi 75 vjeç përmes “Termini im” dhe mjekut amë. Nëse do të ketë ndonjë ndryshim, mjekët amë do të informohen, por edhe ne dhe qytetarët përmes jush. Tani për tani mbetet kufiri i asaj moshe”, deklaroi Dafina Bogdanovska, mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar.

Ndryshe nga periudha kur vaksinimi zhvillohej me “Astra Zeneca”, tani me “Pfizer” që nga dita e parë në Gostivar duket se është rritur numri i qytetarëve për imunizim. Me llojin e vaksinës së parë në ditë kishte nga 40-45 qytetarë që vaksinoheshin, kurse me llojin e ri numri shkon deri në 100 qytetarë.

Mbi 600 qytetarë nga Gostivar janë vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy