Milevski: Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i PLD-së, Goran Milevski, beson se Rusia nuk do të tërhiqet nga territori i Ukrainës.

“Nëse Rusia do të dëshironte përfundimin e luftës, do ta kishte bërë në takimin e parë të negociatave. Qëllimi është i qartë, Rusia dëshiron dominimin e plotë të Ukrainës. Tashmë po e shkatërrojnë ekonomikisht dhe mendoj se nuk do të tërhiqet. Ata i konsiderojnë ukrainasit të imponuar.

Me vendimin e BE-së për leje pune trevjeçare për refugjatët nga Ukraina, bëhet e qartë se kjo do të marrë kohë”, thotë Milevski për “24 Analiza”.

Ai thotë se duhet ta ndalojmë këtë çmenduri të Putinit.

Advertisement

“Evropa heshti për Gjeorgjinë dhe Krimenë dhe nëse hesht për këtë, ne nuk e dimë se deri ku do të shkojë Rusia. Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë. OBRM-PDUKM nuk duhet të fitojë pikë politike për këto çështje. Kryeministri gjerman është duartrokitur edhe nga pushteti edhe nga opozita në Kuvend”, shtoi Milevski./Telegrafi/

Milevski: Evropa është e frikësuar, por ne duhet të reagojmë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy