MPB e Maqedonisë me detaje për vrasjen që ndodhi në Demir Kapi, janë gjetur dy trupa të pajetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia dha detaje për ngjarjen e sotme në Demir Kapi ku kishte një vrasje dhe një vetëvrasje. Sipas MPB-së, në vendngjarje janë gjetur dy trupa të pajetë.

“Sot në ora 6:50 në Zyrën policore Demir Kapi është raportuar se në shtëpitë e tyre janë gjetur të vdekur B.B (34) dhe M.K (72), të dy nga Demir Kapia”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se vdekjen e ka vërtetuar mjeku i Ndihmës së shpejtë, ndërsa në koordinim me prokurorin publik, trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Sipas informacioneve jo zyrtare, burri më i moshuar ka vrarë fqinjin që ka jetuar mbi të dhe më pas ka kryer vetëvrasje./Telegrafi/

Advertisement

MPB e Maqedonisë me detaje për vrasjen që ndodhi në Demir Kapi, janë gjetur dy trupa të pajetë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy