Një grua bie nga kati i tretë i ndërtesës në Ohër, ndalohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se paraditen e sotme një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese.

Nga SPB-Ohër nuk tregojnë se si ka ndodhur rasti, por informojnë se për rastin janë arrestuar dy persona.

“Sot në orën 11:10, në SPB-Ohër është raportuar se një grua ka rënë nga kati i tretë i një ndërtesa në rrugën “Karposh Vojvoda” në Ohër, e cila më pas me autoambulancë është transportuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Në lidhje me ngjarjen, në ora 11:45 në rrugën “Jane Sandanski” në Ohër, janë ndaluar A.D.(32) dhe E.M.(21), të dy nga Ohri.

Advertisement

Në vendngjarje, ekipet e Prokurorisë Publike dhe policisë po kryejnë hetimet dhe po merren masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thonë nga SPB-Ohër./tv21.tv

Një grua bie nga kati i tretë i ndërtesës në Ohër, ndalohen dy persona shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy