OBRM-PDUKM: Takimi i liderëve është punë e rëndësishme, e cila nuk dakordohet nëpërmjet mediave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBRM-PDUKM: Takimi i liderëve është punë e rëndësishme, e cila nuk dakordohet nëpërmjet mediave

LSDM vazhdon të sillet në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme për çështjet madhore për shtetin, por megjithatë ju falënderojmë për mirëkuptimin që e kanë për agjendën e kryetarit Mickoski, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së ndaj njoftimit të LSDM-së.

“Presim që ta konfirmojnë Kuvendin si vend për takimin e liderëve, por edhe formatin. Presim vendime serioze në takimin e liderëve dhe nuk do të komentojmë humorin e keq dhe joinventiv të Qendrës së Komunikimit të LSD-së.

Populli prej nesh pret vendime, jo diskutime në stilin e “thashethemeve” apo zbavitje në festat e verërave që zgjasin disa ditë, ndërsa lideri i LSD-së është adhurues i kësaj”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Advertisement
Lexo po ashtu
Të hënën do të mbahet takimi i liderëve të partive politike në Maqedoni

OBRM-PDUKM: Takimi i liderëve është punë e rëndësishme, e cila nuk dakordohet nëpërmjet mediave shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy