OJQ-të nga Maqedonia dhe rajoni kërkojnë të sqarohen rastet e grupeve në rrjetin social “Telegram”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut nga Maqedonia e Veriut dhe tërë Ballkani janë bërë bashkë, për të ngritur alarmin për gratë viktima të dhunës përmes internetit në bazë gjinore.

Në letrën e nënshkruar nga 138 organizata joqeveritare, nxiten autoritetet të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre për të hetuar në mënyrë të plotë dhe të shpejtë çështjen e grupeve Telegram (të tilla si Dhoma Ballkanike, Dhoma Publike, Gjevgjeli Hub, Srpska Soba, Smokva dhe të tjera), për të sanksionuar autorët dhe për të mbrojtur viktimat nga viktimizimi i mëtejshëm.

Sipas tyre, heshtja e institucioneve inkurajon edhe më tej funksionimin e grupeve të tilla në hapësirën digjitale, dhe vajzat vazhdojnë të përballen me rrezik për sigurinë personale, si dhe dinjitet dhe shëndet të dëmtuar.

Ata thonë se të gjithë janë të vetëdijshëm se ekziston rrjet rajonal i ngacmuesve, andaj kërkojnë bashkëpunim institucional ndërkufitar dhe hetim dhe ndjekje të plotë të të gjithë shkelësve të ligjit të përfshirë në rajon.

Advertisement

“Ky rast është shans që të gjitha institucionet nga rajoni të tregojnë se ato qëndrojnë për të drejtat e grave dhe i mbrojnë nga dhuna me bazë gjinore, me të vërtet, dhe jo vetëm në mënyrë deklarative! Prandaj, ne kërkojmë nga Zyrat e Prokurorisë Publike në rajon që të sqarojnë menjëherë dhe tërësisht rastet e grupeve Telegram të cilat janë vepër penale. Ne kërkojmë nga Ministritë e Brendshme që vazhdimisht të ndërmarrin aktivitete parandaluese dhe të ndalojnë funksionin e grupeve të tilla. Nuk duhet të lejojmë një situatë në të cilën viktimat po shtohen, ndërsa institucionet heshtin dhe dështojnë në plotësimin e funksionit të tyre”, alarmojnë organizatat për të drejtat e njeriut nga Maqedonia dhe rajoni.

 

OJQ-të nga Maqedonia dhe rajoni kërkojnë të sqarohen rastet e grupeve në rrjetin social “Telegram” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy