Osmani: Dy prej të lënduarve do të sillen nesër në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në një konferencë për media deklaroi se dje Qeveria ka rënë dakord për transferimin e të vdekurve në aksidentin me autobus që ndodhi në Bullgari.

Osmani tha se të lënduarit janë mirë, ndërsa dy të parët vijnë nesër.

“Qeveria ka formuar dje një grup pune ministror që do ta drejtoj unë dhe do të duhet të përcaktojmë një plan veprimi për transferimin e eshtrave. Të gjitha shpenzimet i bartë qeveria”, tha Osmani.

Ai pret që procesi të përfundojë javën e ardhshme, kufomat do të identifikohen dhe mund të sillen në vend.

Advertisement

Osmani thotë se ambasada jonë në Sofje do të marrë përsipër të gjitha procedurat administrative./Telegrafi/

The post Osmani: Dy prej të lënduarve do të sillen nesër në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy