Pendarovski: Nuk guxon të ketë etiketime, diskreditime dhe tentime për rregullimin e gazetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në lidhje me ndodhitë e fundit në procesin gjyqësor ku janë përfshirë gazetarët e IRL-së, presidenti i vendit u shpreh se si shtet jemi caktuar për anëtarësim në BE dhe ndajmë vlera evropiane për demokraci, transparencë dhe përgjegjësi dhe se duhet të zbatojmë standardet ndërkombëtare për lirinë e medias.

Sipas presidentit Stevo Pendarovski, nuk guxon të ketë etiketime, diskreditime dhe tentime për rregullimin e mediave dhe gazetarëve si në të kaluarën.

“Liria e medias është në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndërlidhur me nivelin e demokracisë si një shoqëri”, shprehen nga kabineti i Pendarovskit duke shtuar se opinioni ka të drejtë që në kohë të informohet për çdo çështje të rëndësishme në shoqëri e që ka të bëjë me interesin publik.

Edhe qytetarët, theksojnë nga kabineti i presidentit, gjithashtu presin nga gjyqtarët të respektojnë lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve që të informohen për temat që janë interes publik dhe t’i japin përparësi interesit publik, posaçërisht kur bëhet fjalë për çështjet që prekin shumicën e qytetarëve./Telegrafi/

Advertisement

 

Pendarovski: Nuk guxon të ketë etiketime, diskreditime dhe tentime për rregullimin e gazetarëve shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy