Pendarovski për “Car Borisin e Tretë”: Nevojiten ndryshime urgjente në Ligjin për shoqata dhe fondacione

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nevojiten ndryshime urgjente në Ligjin për shoqata dhe fondacione me të cilat emrat e tyre pa mëdyshje do të rregullohen ligjërisht, duke përfshirë procedurën për regjistrimin e emrave që përfshijnë ngjarje dhe personalitete historike, informojnë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

“Fatkeqësisht, si shtet, nuk kemi nxjerrë mësim nga emërtimi i klubit në Manastir me emrin e një bashkëpunëtori historikisht të dëshmuar të regjimit nazist. Nevojiten ndryshime urgjente në Ligjin për shoqatat dhe fondacionet në të cilin emrat e tyre do të rregullohen ligjërisht në mënyrë të qartë, duke përfshirë procedurën për regjistrimin e emrave që përfshijnë ngjarje dhe personalitete historike”, njoftuan për “TV 24” nga Kabineti i Presidentit Pendarovski në lidhje me shoqatat e sapoformuara bullgare në vend.

Nga Kabineti theksojnë se për këtë është i nevojshëm përcaktimi i institucionit kompetent që do të japë pëlqimin e detyrueshëm në procedurën e regjistrimit, me krijimin paraprak të një regjistri të figurave historike që pa mëdyshje ishin të lidhura me ideologji raciste, dhe jo si më parë me pëlqimin e të afërmit ose trashëgimtarit të tyre që të mund të regjistrojnë një shoqatë me emrin e një personi që pa dyshim lëndon ndjenjat e një pjese të qytetarëve të Maqedonisë./Telegrafi/

The post Pendarovski për “Car Borisin e Tretë”: Nevojiten ndryshime urgjente në Ligjin për shoqata dhe fondacione appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy