Përfundoi dita e parë e Samitit të OSBE-së në Shkup, në fokus lufta në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Shkup ka përfunduar dita e parë e Samitit të 30-të të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), i cili do të vazhdojë edhe nesër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fokusi i fjalimeve të krerëve të delegacioneve ishte lufta në Ukrainë, ndërsa sipas shkrimeve në media, prania dhe fjalimi i ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov gjithashtu tërhoqi vëmendjen.

Lavrov tha sot se OSBE-ja është në prag të kolapsit dhe se Perëndimi po vret shanset për ringjalljen e organizatës.

Kjo është hera e parë që Lavrov qëndron në një vend anëtar evropian të NATO-s që nga fillimi i operacionit special rus në Ukrainë.

Advertisement

Ndonëse ditët e fundit pritej një takim mes Lavrovit dhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ata do të ishin bashkë për herë të parë në një vend, nuk ndodhi. Gjegjësisht, Lavrov mbërriti në Shkup pasi Blinken udhëtoi për në Tel Aviv, analizojnë mediat në rajon.

Në ngjarjen më të madhe politike ndërkombëtare të organizuar në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësia e saj marrin pjesë krerët e diplomacisë së numrit më të madh të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, SHBA-së, Kanadasë, Britanisë së Madhe, ministrat e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, nga Mesdheu, Lindja e Afërt, Azinë Qendrore./Telegrafi/

Përfundoi dita e parë e Samitit të OSBE-së në Shkup, në fokus lufta në Ukrainë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy