Përfundoi protesta në Shkup, nuk munguan as këtë herë thirrjet antishqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Protestat kundër propozimit francez vazhduan edhe sot nëpër rrugët e Shkupit.

Ndryshe nga një ditë më parë sonte protesuesit i’u rikthyen marshrutës së vjetër, nga Qeveria, përmes Ministrisë për Punë të Jashtme dhe përfunduan para ndërtesës së Kuvendit, raporton KlanM.

Për shkak të rrezikut të përsëritjes së incidenteve sot kishte forca të shumta të policisë para sheshit Skënderbeu dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Protesuesit i bënë thirrje Qeverisë që të hedh posht propozimin francez për shkak se i njejti sipas tyre rrezikon identitetin maqedonas.

Advertisement

Fatkeqësisht as edhe në këtë protestë nuk munguan thirrjet antishqiptare.

Nga protesta e sotme u ftuan që të gjithë qytetarët të cilët e refuzojnë propozimin francez, të vendosin nëpër ballkonet apo dritaret e shtëpive të tyre flamurin e Maqedonisë.

The post Përfundoi protesta në Shkup, nuk munguan as këtë herë thirrjet antishqiptare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy