Policia Financiare parashtron ankesë ndaj kryeprokurores Vilma Ruskoska

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia Financiare e Maqedonisë ankohet për veprimet e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilat kërkuan dokumentacione në administratë javën e kaluar, pasi kryen një kontroll të detajuar.

Madje për këtë kontroll, është parashtruar ankesë deri te prokurori publik Joveski.

Administrata mendon se ka pasur të meta thelbësore në urdhrin e bastisjes, por edhe në mënyrën e veprimit, të cilat kanë dalë jashtë fushës së praktikës ligjore.

Administrata pretendon se kërkimi i ekipit të kryeprokurores Vilma Ruskoska ishte i pabazë, megjithëse ata thonë se i dhanë akses të papenguar në ambientet e tyre për të zbatuar urdhërin.

Advertisement

Prokurorja Ruskoska javën e kaluar njoftoi se po veprojnë sipas kallëzimit të një qytetari për të verifikuar nëse ankesa ka bazë dhe për ta vërtetuar atë.

Policia Financiare parashtron ankesë ndaj kryeprokurores Vilma Ruskoska shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy