Policia ndalon katër persona nga protesta në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Policia ndalon katër persona nga protesta në Shkup

Policia e Maqedonisë gjatë protestës së sotme të opozitës maqedonase, ndaloi katër persona të cilët hodhën gurë, vezë dhe sende të forta në godinën e Kuvendit, si formë revolte kundër propozimit francez.

Protesta ka nisur pikërisht në mesditë, ndërsa tashmë para Kuvendit ka një grup më të vogël qytetarësh, por siguria policore është shtuar dukshëm.

Në protestë të pranishmit u shfaqën me pankarta “Maqedonasit ende po luftojnë për drejtësinë e tyre”, “Duam liri, nuk duam protektorat”, “Stop bullgarizimit”, ndërsa disa prej tyre shprehën pakënaqësinë e tyre me fishkëllima dhe duke hedhur vezë, gurë dhe sende të forta në objektin e Kuvendit.

Kujtojmë se protestat gjatë ditës së sotme ndërruan termin dhe filluan në mesditë për faktin që në atë kohë mbajti fjalim në kuvend edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Advertisement

Ursula von der Leyen: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE, “propozimi francez” nuk rrezikon identitetin maqedonas

The post Policia ndalon katër persona nga protesta në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy