Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për krijuesit dhe administratorin e “Dhomës publike”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Themelore e Shkupit gjatë ditës së djeshme MPB-së i dha urdhër për arrestimin e krijuesit dhe administratorit të grupit “Dhoma publike” në rrjetin social Telegram.

Prokurorit sot dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy të dyshuarve për veprën penale “prodhim dhe distribuim të pornografisë fëmijërore”.

Sipas njoftimit, në periudhën nga 19.12.2019 deri në 28.01.2020, dy të dyshuarit, si themelues dhe moderator të grupit, janë kujdesur për përmbajtjen e përmbajtjeve të teksteve dhe audiovizuele që janë shpërndarë nga anëtarët e grupit. Ata me paramendim kanë lejuar që grupi të përmbajë përmbajtje mematerial audivizuel ku shihen fëmijë.

“Për shkak se ekziston rreziku nga arratia, mundësi që të ndikojnë te dëshmitarët ose ta përsërisin veprën, prokuroi publik për dy të dyshuarit 32 vjeçarin dhe 21 vjeçarin te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

Advertisement

 

 

 

Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për krijuesit dhe administratorin e “Dhomës publike” shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy