Sot 86 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se 24 orët e fundit janë bërë 2.359 testime për coronavirus, ndërsa 86 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre shumica (46) janë në Shkup, ndërsa 9 raste janë riinfektime.

Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person nga Manastiri (80).

Ndërsa ISHP ka regjistruar 105 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 308.964, prej të cilëve 298.916 janë shëruar, ndërsa 9.266 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (21 prill) është 782./Telegrafi/

Sot 86 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy