SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 47-vjeçare, në mënyrë të paautorizuar ka inçizuar pacient

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ngritur kallëzim penal kundër një punonjëse të psikiatrisë, pasi ka filmuar një pacient dhe ka publikuar videon.

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një gruaje 47-vjeçare nga Koçani për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale, “pakujdesi gjatë punës dhe regjistrim i paautorizuar”.

“Më datë 28.11.2023, e paraqitura, e punësuar si pastruese në spitalin klinik të departamentit të psikiatrisë, ka filmuar një pacient pa autorizim dhe më pas ka publikuar videon në një rrjet social, duke dëmtuar kështu reputacionin dhe nderin e pacientes”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër një 47-vjeçare, në mënyrë të paautorizuar ka inçizuar pacient shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy