Ulet numri i rasteve aktive dhe infektimeve me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend vazhdon të ulet dhe aktualisht është 802. Gjithashtu është ulur numri i rasteve të reja dhe numri i vdekjeve.

Situata epidemiologjike vazhdon të përmirësohet, por ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ende paralajmëron se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe institucionet të jenë të gatshme.

Edhe interesimi për vaksinimin është në rënie. Shkalla totale e vaksinimit është 46 për qind, megjithëse Sali thotë se ka mjaft vaksina për këdo që dëshiron të imunizohet.

Situata me Covid-19 po përmirësohet në botë. Sipas të dhënave të faqes WorldMeters, në shtatë ditët e fundit në nivel global, numri i rasteve të reja është ulur për 30 për qind, dhe vetëm në Evropë për 31 për qind. Një rritje e ndjeshme prej 127 për qind është shënuar në Kinë, ku në javën e kaluar janë regjistruar 21.5 mijë raste.

Advertisement

Të dhënat për Maqedoninë e Veriut tregojnë se numri i të infektuarve ka rënë për 23 për qind, ndërsa numri i vdekjeve për 72 për qind. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 308.878, numri i të shëruarve është 298.811 dhe numri i të vdekurve është 9.265./Telegrafi/

Ulet numri i rasteve aktive dhe infektimeve me COVID-19 në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy