Flet për herë të parë korçari që u hoq si i vdekur: Doja të bëhesha i famshëm, njëshi i Korçës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Flet për herë të parë korçari që u hoq si i vdekur: Doja të bëhesha i famshëm, njëshi i Korçës

Shpëtim Demo është korçari që tërhoqi vëmendjen ditën e djeshme duke alarmuar qytetarët teksa aktronte si i vrarë. Për të folur për këtë çështje dhe për të treguar si qëndron e vërteta ai foli për mikrofonin e emisionit “Vizioni i Pasdites” në televizionin kombëtar Vizion Plus, ku zbuloi:

“Inskenova skenarin tim si ngjarje. Doja te bëja diçka që të bëhesha I famshëm. Mirëpo ishte një moment që mbase edhe shqetësova Korçën, banorët e Korçës, pastaj dhe I terrorizova. I kërkoj një falje publike, një ndjesë për qytetarët e Korçës sepse ishte një shaka e imja që të bëhesha I famshëm”.

Mes të tjerash ai tregoi sesi e pritën familjarët e tij këtë veprim të papritur dhe shumë tronditës.

“Desha më shumë të bëhesha më I famshëm. E kishte pare motra, I kishte rënë të fikët, vëllai ishte sëmurur. Djali tha çfarë bëre kështu, u trondit shumë”, u shpreh ai.

Advertisement

Ai përfundoi: “Desha të bëj një shaka për t’u bërë i famshëm, një diçka të dukshme, njëshi i Korçës.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy