Video-“Thashë se e puthi në buzë”/ Cllevio komenton përqafimin e Stresit dhe Noizyt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Video-“Thashë se e puthi në buzë”/ Cllevio komenton përqafimin e Stresit dhe Noizyt

Pajtimi mes dy reperëve, Stresi dhe Noizy, ka bërë bujë në “showbizz”-in shiptar.

 

Tashmë ata kanë rregulluar raportet, pas një konflikti që kishin prej vitesh.

 

Advertisement

Stresi ishte i ftuar edhe në koncertin që organizoi Noizy në Tiranë të quajtur “Alpha Show”, ku nuk munguan puthjet e përqafimet mes reperëve.

 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kleviol Ahmeti, i cili ka pasur përplasje të ashpra me Noizyn, ndërsa ka qenë shok i ngushtë me Stresin.

 

Advertisement

“Stresi me Noizyn, i pashë, shyqyr… Unë thashë se e puthi në buzë. Mirë që… Ishte e puthur e sinqertë nga ana e Stresit se unë e njoh. Ishte e puthur me dashuri dhe kjo është shenjë e mirë”, ka thënë Cllevio.

 

Kujtojmë që Cllevio së fundmi vendosi të bëjë paqe me rivalin e tij, Noizy, me të cilin prej kohësh kishin konflikte virtuale dhe madje kishin pasur edhe një përplasje fizike.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy