“100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga Amnistia”, Manja pranon Interpelancën me Bashën: Gati!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“100 të dënuar nga GJKKO përfituan nga Amnistia”, Manja pranon Interpelancën me Bashën: Gati!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pranuar Interpelancën e kërkuar mga kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha.

“Gati për interpelancën…që nuk ka asgjë urgjente”, shkruan ministri Manja në Facebook.

Basha, denoncoi më 2 maj nga Kuvendi se 100 persona të dënuar nga GJKKO u liruan falë Amnistisë Penale.

Advertisement

“Ulsi Manja dhe qeveria ka pasur vetëm një interes, i kanë mbajtur 3 muaj më shumë në burg personat e dënuar për të liruar rreth 100 persona të dënuar për korrupsion. Kemi depozituar kërkesë për interpelancë me Manjën”, deklaroi Basha më herët.

Sakaq, edhe Kuvendi e ka futur Interpelancën në rend dite për seancën e nesërme parlamentare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy