A do hynte në listën e Berishës? Tabaku e zbulon në “Quo Vadis”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
A do hynte në listën e Berishës? Tabaku e zbulon në “Quo Vadis”

Nëse Sali Berisha do t’i propozonte Jorida Tabakut të ishte në listën e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, a do ta pranonte?

Deputetja e opozitës është përgjigjur në studion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj mbrëmjen e sotme.

Tabaku: Unë jam aty ku është gjithë opozita. Këtu nuk diskutohet vetëm për mua. Unë kam një investim në politikë, është diçka që e bëj me pasion. Unë nuk kam 4 punë të tjera, siç mund të jenë pjesa tjetër e deputetëve. Jam aktive në parlament, jam aktive me qytetarët dhe për mua është diçka që vazhdoj dhe jap dhe kam dëshirë që të vazhdoj. Sigurisht do t’ia lë kolegëve dhe proceseve për të gjykuar në vijim se çfarë do të ndodhë.

Borakaj: Po ju nuk do t’i thoshit jo ftesës?

Advertisement

Tabaku: Ne ndodhemi në një moment që nuk ka rëndësi se ku jam unë, rëndësi ka ta kalojmë këtë ngërç.

Borakaj: Pra ju do të jepnit kontributin tuaj në fitoren e opozitës?

Tabaku: Unë jap çdo ditë kontributin tim që opozita të jetë më e mirë. E kam treguar në kohë që nuk vij sot në politikë. Njerëzit e bëjnë një bilanc. Do bëj çdo gjë që opozita të ketë një përfaqësim dinjitoz./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy