Agjenti special i DEA-s amerikane vjen në Shqipëri/ Bashkëpunim me SPAK kundër narkotikëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agjenti special i DEA-s amerikane vjen në Shqipëri/ Bashkëpunim me SPAK kundër narkotikëve

Ambasada amerikanë në Tiranë ka njoftuar se një agjent special i DEA-s amerikane ka ardhur në Shqipëri.

 

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se agjenti Brendan Leddy ndodhet në Tiranë për të bashkëpunuar me SPAK dhe homologët shqiptarë për zbatim të ligjit për  forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

 

Advertisement

Agjenti Leddy është pritur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

 

Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

 

Advertisement

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për  forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

 

Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkruan ambasada.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy