Kërkohen porositësit e kokainës/ Biznesmeni dhe agjenti doganor mohojnë të kenë lidhje me 45.5 kg drogë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkohen porositësit e kokainës/ Biznesmeni dhe agjenti doganor mohojnë të kenë lidhje me 45.5 kg drogë

Pas kapjes së 45.5 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, policia po vijon hetimet për identifikimin e porositësve të ngarkesës.

 

Për këtë hetuesit po bashkëpunojnë dhe me autoritetet kosovare dhe ato maqedonase. Kjo pasi kontenieri me mish ishte nisur transit nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut, pjesë e kompanisë kosovare “Appetit Gropup”. Dhe dyshohet se kokaina mund të ishte porositur dhe nga grupe kriminale të vendeve të rajonit.

 

Advertisement

Ndërkohë të dy personat e arrestuar: si administratorin i kompanisë, 30-vjeçari Arben Ferizi dhe agjenti doganor i portit Egert Vargu deklaruan se nuk kanë lidhje me ngjarjen.

 

Sipas Arben Ferizit, porosia për ngarkesën e mishit është bërë online dhe për këtë arsye ai nuk ka pasur dijeni për drogën. 30-vjeçari ka shtuar se kompania e tij ka vite në treg dhe nuk ka nevojë të merret me trafik të lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Nga ana tjetër edhe agjenti doganor 39-vjeçari Egert Vargu ka qenë në të njëjtën linjë deklarimi, duke pohuar se merret vetëm me procedurat e zhdoganimit dhe jo me kontrollimin e kontenierëve.

 

Ngarkesa me mish pule ishte nisur nga Brazili për llogari të kompanisë “Apetit Group”. Kontenieri kaloi transit në Marok, Hamburg, Pire dhe në fund mbërriti në Durrës, ku dhe u kap droga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy