Aksident edhe në Korçë, plagosen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident edhe në Korçë, plagosen dy persona

Aksident me dy të plagosur në aksin rrugor Korçë-Voskopjë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Goskovë. Shtetasi E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune dhe për pasojë kanë marrë dëmtime shtetasit L. Z., që përdorte karrocën dhe shtetasja M. K., që ndodhej në karrocë.

 

Të dy të plagosuit janë dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhen ne kujdesin e mjekëve. Burime nga spitali thanë se janë jashtë rrezikut për jetën ndersa drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement

Vetëm pak momente më herët një tjetër aksident ndodhi edhe në afërsi të Lezhës nga ku ngelën gjithashtu dy persona të lënduar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy