Aksioni i opozitës, Çuçi: Teatër kukullash, do përjashtojmë këdo që prish seancat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni i opozitës, Çuçi: Teatër kukullash, do përjashtojmë këdo që prish seancat

Kryetari i grupit parlamentar të PS Blendi Çuçi ka dënuar aksionin e opozitës, deputetët e të cilës, ndonëse të përjashtuar hynë në Kuvend, duke u bërë shkak edhe për ndërprerjen e seancës.

Në një komunikim për mediat, Çuçi deklaroi se kjo shfaqje e tyre ishte një teatër i shëmtuar, teksa shtoi se sipas rregullores, do të përjashtohen të gjithë deputetët qeë bëhen shkak për prishjen e seancëve.

Sipas tij, mazhoranca është zgjedhur nga populli për të bërë jetë parlamentare dhe nuk do i ndalojë askush.

Sot pamë një shfaqje të shëmtuar të kolegëve të opozitës. Askush nuk i ka ndaluar deputetët e papërjashtuar të hyjnë në sallë. Por kjo që bënë sot ishte shfaqja më e shëmtuar. Qëkur kanë nisur me këtë histori, e kanë pasur të qartë që nuk do na ndalin sepse jemi mandatuar për të bërë një jetë parlamentare. Ne me gjithë rregullat, do vazhdojmë me kërkesat tona për këdo që prish seancat.

Advertisement

Askush nga deputetët e papërjashtuar nuk janë ndaluar e sdo ndalohen asnjë herë. Ky teatër, që merr kolegët e përjashtuar për ti futur me zorr, është as absurd jo, por teatër kukullash”, tha Çuçi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy